Vrasja e Kristian Markut/ Kqyren kamerat e sigurisë afër vendngjarjes, indicie për identifikimin e autorëve

schedule09:40 - 15 Janar, 2025

schedule 09:40 - 15 Janar, 2025

Kamerat e sigurisë nga karburanti pranë vendit të ngjarjes shihen nga grupi hetimor si një nga indiciet qe mund të çojnë tek identifikimi i autorëve të vrasjes së Kristian Markut, ngjarje e ndodhur në autostradën Vlorë-Fier.

Nga grupi hetimor do shikohen edhe automjetet që kanë levizur gjatë momentit të ngjarjes, kjo pasi pas djegies së automjetit tip “Golf”, autorët dyshohet se janë ndihmuar nga persona të tjerë.

Por gjithashtu policia po vijon edhe ekspertizën e automjetit të djegur, duke kërkuar edhe në ndonjë gjurmë të mundshme që mund të çojë tek autorët.

Nderkohë referuar pistës së hetimit, mbetet ajo e hakmarrjes mbi ngjarjet e ndodhur ndër vite në Rrëshen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!