Burg përjetë vrasësit të komisarit/ Ekzekutuan Artan Cukun, gjykata dënon Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin

schedule13:54 - 16 Qershor, 2025

schedule 13:54 - 16 Qershor, 2025

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Bledar Jambelli dhe Kristaq Lecin për vrasjen e ish-drejtorit të policisë se Vlorës Artan Cuku.

Vrasja e Artan Cukut  ndodhi në 2017 në rrugën e “Kosovarëve”, ndërsa Bledar Jambelli u arrestua në Greqi në vitin 2018, si organizator dhe financues i krimit.

Mikel Shallari, i cili u arrestua vetëm pak ditë pas krimit si personi  që kreu vrasjen, vendosi të bashkëpunojë me Prokurorinë, duke treguar marrëveshjen e bërë me Jambellin për vrasjen.

Shallari u dënua me vetëm 10 vite burgim, për shkak se ai kishte përfituar statusin e bashkëpunëtorit.

Motivi i vrasjes së Cukut sipas  hetuesve, ishte arrestimi që ish-kryekomisari Cuku i ka bërë porositësit Bledar Jambelli në vitin 2012, të akuzuar për vrasjen e Armando Delajt po atë vit, për të cilën, Jambelli u lirua dy vite më pas nga gjykata, madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!