Vrasja e Rashës: Nevaldo Hajdaraj del para gjykatës, i kërkon falje babait të 25-vjeçarit

schedule11:11 - 26 Mars, 2021

schedule 11:11 - 26 Mars, 2021

Ka kaluar për gjykim çështja e ish-policit të “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj, i cili akuzohet për vrasjes e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Mësohet se avokati i ish policit kërkoi ndryshimin e kauzës nga “vrasje me dashje” në vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme.

Vendimi për të do të merret nga treshja e gjyqtarëve që do të marrë çështjen, pasi sot zhvillohet seanca paraprake. Mësohet po ashtu se Nevaldo ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe i ka kërkuar po ashtu, falje babait të Klodianit gjatë seancës.

Kujtojmë se i riu Klodian Rasha u vra më  8 dhjetor, ndërsa ishte duke ecur në rrugicën pranë shtëpisë së ti, duke shkelur orën policore të vendosur për shkak të pandemisë. Pas vrasjes së tij vendi u përfshi nga protesta që zgjatën për disa ditë me radhë.

Patrulla që vrau Rashën përbëhej nga dy policë, por ishte Nevaldo Hajdaraj ai që qëlloi me armë duke i shkaktuar vdekjen të riut. Prokuroria ka parë nga kamerat e sigurisë se mes Hajadarajt dhe Rashës ka pasur një përplasje fizike fillimisht, ndërsa më pas efektivi i Shqiponjave ka nxjerrë armën duke qëlluar ndaj 25-vjeçarit. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!