Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Klevis Lleshit/ SPAK lëshon urdhër arreste, në pranga edhe dy persona (EMRAT)

schedule12:20 - 26 Shtator, 2025

schedule 12:20 - 26 Shtator, 2025

SPAK ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, të riut nga Burreli që u zhduk në vitin 2020 dhe u gjet i groposur dy vite më vonë në një fshat të Kurbinit.

Me urdhër të SPAK, janë zhvilluar kontrolle në disa zona, ndërsa janë lëshuar katër urdhër-arreste në kuadër të hetimeve.

ABC News mëson se në pranga ka rënë Sabah Nuzi dhe Samet Loka. Ata akuzohen për veprat penale “Vrasje per gjakmarrje”, “fshehje dhe asgjesim kufome”, “pastrim i produkteve të veprës penale”, “grup i strukturuar  kriminal”, “vepra penale të kryera nga grupi i strukturuar kriminal.

Vrasja u porosit nga Aurel Hoxha, dyshohet për hakmarrje, për vrasjen e të vëllait Agim Hoxha në vitin 2012. Hoxha u arrestua nga policia.

Agim Hoxha, vëllai i Aurel Hoxhës, u ekzekutua nga Arben Lleshi dhe vëllai i tij ne Britaninë e Madhe dhe më pas u dogj trupi. Arben Lleshi u vra ne burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj.

Klevis Lleshi dhe Arben Lleshi janë kusherinj të parë. Ngjarja është  zbardhur nga komunikimet në aplikacionin SKY./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!