Vrasja në Rrogozhinë për “Audi”-in, në kërkim shoku i viktimës, policia priti ta kapte në varrim

schedule18:41 - 22 Shtator, 2020

schedule 18:41 - 22 Shtator, 2020

Shpallet në kërkim një person për vrasjen e Klevis Kapllanit në Fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë. Personi i shpallur në kërkim është shok i ngushtë me viktimën.

Lexo edhe: “I zunë rrugën me shkurre, la fëmijën 2 muajsh”: Flet daja i 33-vjeçarit që u vra në Rrogozhinë

Gazetari i ABC News, Aldo Kozarja raportoi se emri i autorit të shpallur në kërkim, nuk bëhet i ditur për arsye të hetimit.

Sipas informacione Klevis Kapllani është ekzekutuar nga një bashkëfshatar i tij, për të cilin policia prej 1 jave ka vijuar hetimet.

Po ashtu mësohet se Kapllani është ekzekutuar për një mjet tip “Audi” dhe për një shumë parash që duhet t ‘i jepnin njëri-tjetrit.

Autori i vrasjes dyshohet se është i moshës 37-vjeç. Autori dhe viktima kanë jetuar në të njëjtën zonë ku ndodhi vrasja, ndonëse prej vitesh autori i shpallur në kërkim ishte transferuar në Durrës.

Lexo edhe: Dalin pamjet, si u ekzekutua në makinë 33-vjeçari në Rrogozhinë

Sakaq Policia ka nisur kontrolle për kapjen e autorit, ndërsa operacioni që ishte përgatitur për arrestimin e tij nuk rezultoi i suksesshëm, pasi ky i fundit nuk mori pjesë në ceremoninë mortore ku pritej edhe të arrestohej nga Policia.

33-vjeçari ishte i martuar dhe babai i një fëmije të mitur. Kapllani u gjet pa shenja jete në automjetin e tij, tip “Fiat Punto”./i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!