Vrasja e Klaudio Prendit, në SPAK/ Prokuroria e Posaçme do të hetojë ekzekutimin e 27-vjeçarit

schedule12:04 - 28 Nëntor, 2024

schedule 12:04 - 28 Nëntor, 2024

Vrasja e Klaudio Prendit i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

ABC News mëson se do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të hetojë ekzekutimin e 27-vjeçarit, i cili u vra me armë me silenciator në afërsi të Xhamllikut.

Sipas burimeve, ka dyshime se autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal.

Pista kryesore ku janë shtrirë hetimet e Policisë së Shtetit për vrasjen e Klaudio Prendit është një konflikt që ai ka pasur për një borxh.

Ky konflikt ka ndodhur në Tiranë rreth një muaj më parë.

Grupi hetimor dyshon se porositësit e vrasjes jetojnë jashtë vendit, nga ku është organizuar dhe porositur vrasja.

Ka dyshime se baza e këtij grupi është në Greqi, në këtë shtet dyshohet se është organizuar edhe vrasja e Klaudio Prendit.

Ndërkohë ka dyshime se edhe grupi i qitësve mund të jetë nga ky shtet, me të cilin po punohet për gjetjen edhe te personave që kanë vjedhur targat greke dhe që iu vendosën Audit që u përdor në krim./abcnews.al