Vrasja e Khashoggi, Erdogan: Kush urdhëroi vrasjen?

schedule08:12 - 27 Tetor, 2018

schedule 08:12 - 27 Tetor, 2018

Prokurorët turq kanë përgatitur një kërkesë për ekstradimin e 18 personave nga Arabia Saudite, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit Xhamal Kashogi. Prokurorët në Ankara akuzojnë personat në fjalë për “vrasje me paramendim” dhe “tortura çnjerëzore të qëllimshme”. Të dyshuarit ndodhen në gjendje arresti në Rijad dhe 15 prej tyre janë pjesë e grupit që mbërritën në Stamboll pak orë përpara vrasjes së gazetarit.

Të premten, vetë presidenti Erdogan i bëri thirrje Arabisë Saudite që të zbardhë se kush e urdhëroi vrasjen e Kashogit. Erdogan tha se Turqia ka më shumë informacion nga sa ka publikuar deri më tani, por i takon Rijadit që të bëjë lëvizjen e radhës. “Kush e dha urdhërin për ta vrarë? Kush i urdhëroi ata 15 persona të vinin në Turqi”, tha Erdogan në një fjalim përpara anëtarëve të partisë së tij. Ndërkohë, e fejuara e Kashogit bëri me dije se kishte refuzuar një ftesë nga presidenti Donald Trump për të vizituar Shtëpinë e Bardhë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!