Vrasja e katërfishtë, si u shua familja në Kosovë

schedule10:03 - 31 Dhjetor, 2020

schedule 10:03 - 31 Dhjetor, 2020

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Kosovë ku një kryefamiljar ka vrarë bashkëshorten dy djemtë dhe më pas dhe veten e tij.

Vrasja e katërfishtë ka ndodhur në Pozhoran të Vitisë. Policia ka dhënë detaje te reja ku thekson se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti në familje.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull, dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare në shtëpinë e tij, i ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe vetveten. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Djemte e familjes

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion ndërsa si dëshmi materiale është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në raste.

Ndërkaq kujtojmë se një ngjarje e ngjashme ka ndodhur më 18 shkurt të këtij viti në Komunën e Gjilanit, ku një zyrtare policore vrau katër anëtarë të familjes së saj dhe më pas edhe veten.

Valdete Bllaca e cila ishte zyrtare policore në rajonin e Gjilanit, kishte privuar nga jeta babain Zeqir Bllaca i moshës 70 vjeçare, nëna Hanife Bllaca 66 vjeçare, dy vëllezërit e saj Blerim Bllaca 43 vjeçar dhe Fisnik Bllaca 34 vjeçar, si dhe në fund edhe veten./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!