Vrasja e Kastriot Reçit, Artan Hoxha: Dyshohet vrasës nga Kosova, snajperi u përdor nga UÇK

schedule21:37 - 15 Janar, 2020

schedule 21:37 - 15 Janar, 2020

Gazetari investigativ, Artan Hoxha është shprehur sot në studion e Abc News se arma e përdorur për vrasjen e Kastriot Reçit në Rrëshen është e ngjashme me ato që janë përdorur në luftën e Kosovës. Ai madje tha se ka dyshime se vrasësi mund të ketë ardhur prej andej, por është e vështirë të zbulohet nga grupi hetimor.


Artan Hoxha: Kastriot Reçi e kishte mënyrë jetese vigjilenecën. Pra, ruhej nga ndonjë atentat i mundshëm, ndaj dhe nuk është vrarë nga afer, por me snajper. Ata (policia) u mërziten se pse doli videoja e vrasjes, sepse qytetarët e panë qartë se çfarë niveli ka arritur bota e krimit.

Ndryshe nga vrasja e Tropojës, ngjarja e Rëshenit ka patur impenjim tjetër nga organet ligjzbatuese (policia dhe prokuroria) sepse janë mbështetur nga kryeqyteti. Unë them se vëmendja duhet të jetë njësosj për të dy ngjarjet. Të dy ata që u vranë ishin taksapagues, kishin biznese. Theksoj se në Rrëshen hetimet kane ecur, por atentator është vëshirë të zbulohet. Qitësi i Rrëshenit nuk ishte i skeduar. Si do ta gjejnë?! Edhe pse ka lënë sende në vendngjarje, ato duhen krahasuar.

Arma e përdorur është prodhim italian që kontrabandohet, nuk shitet. Snajpera të tillë janë përdorur nga UÇK gjatë luftës nga individë që bënin qitje teke kundër serbëve se edhe ata kishin snajpera. Kjo armë e përdorur në Kosovë, ndaj janë edhe dyshimet se autori mund të jetë i tillë, i ardhur nga Kosova që mund të ketë patur bashkëpunëtorë në Rrëshen./abcnews.al

Lexo edhe:Artan Hoxha siguron videon e vrasjes së Tropojës: Njerëzit të frikësuar, sa bie nata hynë brenda

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!