Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja shënoi një prej ngjarjeve më të rënda për sistemin e drejtësisë.
Ish prokurori Dash Sula tha për ‘Real Story’ se pavarësia e gjyqsorit vjen nga integriteti i trupës dhe se kur një pjesë e saj është e korruptuar nuk mund të reagojë ndaj politikës.
“Pavarësia e gjyqësorit vjen nga integriteti i trupës. Kur një pjesë është e korruptuar dhe i shërben klanit të politikës, nuk mund të reagojnë ndaj politikës. Nëse do ishin si KLP, për X politikan do të nisnin proces penal. Në kuptimin që të kesh pavarësi dhe të bësh detyrën.
Integritet ka ai gjyqtar që është i pakorruptuar.”
Juristja Brizida Gjikondi tha se ndaj deklaratave të Berishës duhet të nisë një procedim penal dhe t’i tregojnë dhëmbët atij dhe njerëzve të tjerë si ai.
“Nëse i tregojnë dhëmbët Berishës, tregojnë dhe një dinjitet dhe mesazh për shqiptarët. Kanë treguar që ‘Stop kjo nuk preket, ne kemi dinjitetin tonë’.
Duhet të bëj një procedim penal ndaj Berishës.” / abcnews.al /



