Qeveria greke me anë të zëdhënësit të saj i ka bërë apel Tiranës zyrtare që të ulë tonet dhe të shmangë tensioned e krijuara pas vrasjes së shtetasit grek nga policia shqiptare në jug të vendit tonë.
Zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Tzanakopoulos ka paralajmëruar autoritetet shqiptare që të ulin tonet në retorikat pas vrasjes së shtetasit grek nga policia shqiptare në jug të vendit tonë. Ai u shpreh se autoritetet greke po ndërmarrin të gjitha masat e duhura për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Në një deklaratë për mediat në vend Tzanakopulos theksoi se autoritetet greke janë në kontakt me palën shqiptare dhe se askush nuk duhet të nxitojë për të dalë në përfundime.
Ai tha se qeveria shqiptare nuk duhet të jetë aggresive si pasojë e një incidenti që i kushtoi jetën një njeriu dhe se duhet bërë e pamundura që të ulen tensionet në të dy vendet. Mediat greke shkruajnë se zëdhënësi i qeverisë së Tsipras, i referohet mesazhit në Twitter të kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili e quan shtetasin grek të vrarë si një njeri të çmendur./abcnews.al