Vrasja e Jurgen Dukës për radhën në market, lirohet miku i tij

schedule11:02 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 11:02 - 17 Dhjetor, 2021

Është liruar nga qelia, Ogrest Drazhi, miku i Jurgen Dukës. Ky i fundit u vra nga një polic për radhën në market, ndërkohë i pranishëm në ngjarje ishte edhe Orgest Drazhi. Mësohet se Gjykata i ka caktuar Drazhit masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Orgest Drazhi, 36 vjeç, u arrestuar pasi në rrugën “Irfan Tomini”, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën Jurgen Duka, nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë policia është ende në kërkim të efektivit të policisë Arber Sula i cili qëlloi për vdekje Jurgen Dukën.

Në market kanë qenë pesë të rinj dhe pronari i marketit. Në një moment, kur autori i dyshuar i ngjarjes ishte në radhë duke pritur që të paguante për çfarë kishte blerë, aty i futet Jurgen Duka dhe të tjetër persona duke vendosur disa birra në banak me qëllim kalimin e tyre në kasë. Pas kësaj ndodh një konflikt fizik ndërsa efektivi i policisë nxjerr armën dhe qëllon për vdekje Jurgen Dukën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!