Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për dënimin me 25 vite burg të Blendi Tetës, i akuzuar për përfshirjen në vrasjen e ish policit Santiago Malko, në 27 gusht 2019.
Shkalla e tretë e gjyqësorit në dhomë këshillimi, vendosi prishjen e vendimit të Apelit të datës 14 qershor 2022 dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me një tjetër trupe gjykuese. Pasi të përcaktohet trupa gjykuese, do të jetë sërish Gjykata e Apelit të Posaçëm që do marrë vendimin për Blendi Tetën.
Ky i fundit me herët u dënua nga Apeli me 25 vite burg, nën akuzën e përkrahjes së autorëve të krimit. Sipas SPAK Blendi Teta vëzhgoi lëvizjet e mikut të Ervis Martinajt, Santiago Malko dhe informoi autorët duke i ndihmuar në ekzekutimin e tij.
Vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka sipas hetimeve të prokurorisë ishin organizatoret dhe porositësit e krimit, ndërsa të dyshuar për kitë vrasje janë edhe Ilir Selmani, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Xhoni Nica dhe Elvis Gaçaj./abcnews.al


