TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar Leonard Dukën me 30 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.
Ndërkohë, vëllai i tij Erlis Duka është shpallur i pafajshëm. Në lidhje me këtë krim, Gjykata ka caktuar dënim në mungesë edhe për Fatmir Hysenin, i cili u dënua me 25 vjet heqje lirie.
Ish-polici Malko njihej ndryshe dhe si krahu i djathtë i Ervis Martinaj. Vrasja e Malkos u realizua në gusht të vitit 2019./abcnews.al


