Vrasja e ish-kryeministrit japonez, policia e pranon që Abe nuk u sigurua siç duhej

schedule09:21 - 10 Korrik, 2022

schedule 09:21 - 10 Korrik, 2022

Policia japoneze ka pranuar se kishte të meta në sigurinë për ish-kryeministrin japonez Shinzo Abe, i cili u qëllua për vdekje në qytetin jugor të Nara të premten.

“Është e pamohueshme që ka pasur probleme në siguri”, tha shefi i policisë së Nara-s, Tomoaki Onizuka.

Kujtojmë se një person i armatosur hapi zjarr ndaj Abe ndërsa ai mbante një fjalim gjatë fushatës politike, një ngjarje që ka tronditur thellësisht Japoninë. Ndërkohë, zgjedhjet e së dielës për dhomën e sipërme po zhvillohen siç ishte planifikuar.

Votimi filloi në orën 07:00 me orën lokale (22:00 GMT), vetëm dy ditë pas vrasjes së Abe. Analistët sugjerojnë se vrasja e tij mund të rrisë mbështetjen për Partinë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet, për të cilën Abe ishte një figurë udhëheqëse dhe me shumë ndikim.

Zgjedhjet për dhomën e lartë më pak të fuqishme të parlamentit të Japonisë zakonisht shihen si një referendum për qeverinë aktuale. Por një fitore e madhe për LDP-në do të forconte aftësinë e kryeministrit aktual për të shtyrë politikat e tij kryesore, duke përfshirë dyfishimin e shpenzimeve të mbrojtjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!