Burg përjetë Dorjan Keqit/ Lezhë, akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Saimir Jakut në 2016

schedule09:16 - 12 Korrik, 2024

schedule 09:16 - 12 Korrik, 2024

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshem Dorjan Keqin, i cili ishte vënë nën akuze si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun, Saimir Jaku, ngjarje e ndodhur në vitin 2016-të në Rreshen.

42-vjeçari nga Kruja me banim në Kurbin, u gjet fajtor për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armbajtja pa leje”.

Dorjan Keqi, u arrestua pranë gjykatës së Lezhës. Ai ishte aty i pranishëm, pasi kishte një proces gjyqësor për drejtimin e makinës pa leje qarkullimi. Për shkak se janë dashur gjurmët e gishtave të tij, u zbulua se ishin të njëjta me gjurmët e gishtave te gjetura ne një bidon benzine pranë automjetit që u dogj ne Skuraj të Kurbinit menjëherë pas atentatit. Provat që janë analizuar në laboratorin e policisë shkencore dhe kanë rezultuar me të njëjtin profil te Dorjan Keqit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!