Vrasja e Hekuran Billës, pushohet çështja për dajë e nip

schedule10:29 - 17 Mars, 2022

schedule 10:29 - 17 Mars, 2022

Gjykata ka pushuar çështjen për Viktor Markun dhe Sebastian Malin, të dyshuarit për vrasjen e Hekuran Billës në qershor të 2020  pranë një qendre tregtare në Tiranë. Dajë dhe nip janë çliruar kështu nga akuzat.

Marku u arrestua me akuzën e ekzekutimit të Billës, kurse nipi i tij Mali me dyshimet se e kishte larguar nga vendi i ngjarjes. Por më shumë se një vit pas ngjarjes së rëndë dhe arrestimit të tre të dyshuarve, bashkë me Adiola Lakrën, prokuroria nuk ka mundur të gjejë prova bindëse për gjykatën për të vijuar gjykimin dhe dhënien e dënimit ndaj tyre.

Në këtë mënyrë, duke qenë se kishte mbaruar edhe afati i paraburgimit të dhënë më parë gjykata ka nxjerrë Markun dhe Malin nga qelia duke i lënë në “arrest shtëpie” në shtator të 2021.

Ashtu si dy të rinjtë, në qershor të këtij viti doli nga qelia edhe Adiola Lakra, e dashura e Billës që dyshohet se e nxorri në pritë.

Në momentin kur Lakra u nxorr nga qelia, pra qershor 2021, prokuroria kërkoi zgjatjen e afatit të hetimeve me tre muaj, gjë që gjykata ia miratoi. Por, duket se me kalimin e tre muajve ata nuk kanë gjetur prova të reja, ç’ka rezultoi në nxjerrjen nga qelia të dy të dyshuarve për vrasjen e Billës.

Ai u ekzekutua në qershor 2020 në Tiranë dhe sipas prokurorisë, vrasësi ishte Viktor Marku, pasi në vitin 2006, Billa i kishte vrarë atij vëllain në Angli.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!