Vrasja e gruas shtatzënë në Kosovë, psikologia Haxhiu: Tejkalimi i cakut normal të konfliktit tregon për probleme psikologjike

schedule14:58 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 14:58 - 2 Dhjetor, 2022

Për psikologen Jonida Haxhiu, e ftuar në studion e ABC Live, rasti i vrasjes tragjike të shtatzënës në Kosovë tregon për probleme të rënda psikologjike të ish-bashkëshortit të saj. Në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri, psikologia Haxhiu u shpreh që ‘është një skenë e dhimbshme për këdo që e dëgjon, për të gjithë ne, që e dëgjojmë kur mësojmë që një bashkëshort vret bashkëshorten kur të nesërmen do të lindë fëmijën e tij.

Individë të tillë kanë probleme psikologjike. Çdo marrëdhënie ka konflikte, ka mosmarrëveshje, por eskalimi në akte dhune, tejkalimi i cakut normal të konfliktit, bën që personi që ka kryer vrasjen duhet të ketë një diagnozë psikologjike’.
Sipas psikologes Haxhiu, pak rëndësi ka kush ka qenë shkaku, nëse ka qenë i dënuar më herët për armëmbajtje pa leje, rasti vlen që të gjykohet nga reagimet e dhunshme në rastet e konfliktit. Po ashtu edhe mentaliteti apo realiteti i cili është i njëjtë me atë në Shqipëri, për ato që quhen ‘vrasje për nder’.
‘Megjithëse shifrat e divorcit janë në rritje, shumë femra nuk hezitojnë më që të kërkojnë më të mirën për veten e tyre, ka shumë femra që nuk e kanë kurajën, që e kuptojnë që marrëdhënia nuk është funksionale, por për arsye të ndryshme të ekonomisë apo mentalitetit vazhdojnë që të qëndrojnë në një marrëdhënie. Për fat të keq është një mentalitet i papranuar në çdo zonë, ekziston ajo shprehja ‘ku fute këmbët do të bien dhëmbët’, tha psikologia Haxhiu.
Por rasti në Kosovë, sipas saj, është një moment ekstremi, janë njerëz që kanë problem të theksuara.
‘Pa dashur të përgjithësoj, individë të tillë janë me probleme të shëndetit mendor, ose të diagnostikuar ose jo, duke shkuar me probleme të shëndetit mendor, vazhdojnë ti mbajnë këto probleme, të mos i trajtojnë këto probleme, duek sjellë mungesë të kontrollit, kryerja e veprimeve të tilla që janë me përfundime të tilla të frikshme, dhe të dhimbshme’ tha psikologia Jonida Haxhiu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!