Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim dy të akuzuarit për vrasjen e Grei Bihucit, ngjarje e ndodhur në vitin 2024.
Për Florian Mukën, prokuroria ka kërkuar 25 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim.
Ndërsa për të miturin Klajdi Muka, u kërkua dënimi me 12 vjet dhe 6 muaj burgim.
Grei Bihuci, nxënës i shkollës “Petro Sota” u vra më 11 mars 2024 mes një sherri të bashkëmoshatarëve të tij që kishte nisur për një thikë të blerë online.
Adoleshentet thanë se thika me të cilën u vra Grei, u ishte dhënë kushërinjve Muka nga një shok i Grei Bihucit.
Kur ai kërkoi t’ia kthenin, adoleshentët nuk pranuan menjëherë. Pas disa ditëve debatesh mes tyre, në 11 mars ata e lanë të takoheshin në qendër të Fierit për të “sqaruar”.
Por debatet nisën sërish dhe dhuna u përshkallëzua deri në përdorimin e thikës për të cilën kishte nisur edhe debati./abcnews.al