Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Çela në Kuvend: E rëndë. Nxitje për të vepruar sa më shpejt në drejtim të sigurisë

schedule14:28 - 27 Tetor, 2025

schedule 14:28 - 27 Tetor, 2025

TIRANË- Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela po i përgjigjet pyetjeve të deputetëve në seancë plenare, pas raportit të institucionit që ai drejton përgjatë vitit 2024.

“Janë dy elementë, disa lidhen me standardet dhe garancitë që kanë të bëjnë më statusin. Sa i përket godinave, jemi në fazën e projektimit të tyre, ka një vonesë. U bënë disa vite që unë e ngre si shqetësim situata nuk është aspak e mirë. Sidomos në Tiranë ka të paktën dy vite që ngre shqetësimin për masa urgjente për një godinë të re. në tiranë nuk kemi më hapësira për prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore. Situata është e papërballueshme. Duhet një zgjidhje sa më e shpejt”, tha Cela, ndërsa u ndal edhe në ngjarjen e rëndë të fillim tetorit 2025, ku u vra në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja.
“Siguria e magjistratëve, nisur edhe nga çështja që ka të bëjë me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një magjistrat. Kjo lidhet edhe me gjendjen e godinave, me stafet e sigurisë. Ka shumë vend për të përmirësuar. Ngjarja e rëndë nxitje për të vepruar sa më shpejt në këtë drejtim. Besoj se disa masa janë marrë dhe do ndërmerren edhe në vijim. Ka nevojë për një rikonceptim të pjesës së sigurisë së magjistratëve, si për gjyqtarët edhe për prokurorët. Do të kemi disa kërkesa që lidhen me sigurinë për Kuvendin, që do i bëjmë të njohura.” -vijoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!