TIRANË– Dy prokurorë të SPAK, Adnan Xholi dhe Vladimir Mara mbërrijnë te Gjykata e Apelit, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjes së dy personave të tjerë.
Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me tre plumba në sallën e gjyqit.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit, Elvis Shkëmbi.
Nga të shtënat janë plagosur dhe dy perona të tjerë, babë e bir, të cilët kanë qenë palë në procesin gjyqësor për pronat.
Autori ka pranuar krimin, ndërkohë që ka thënë se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat.
“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar autori Elvis Shkëmbi në Komisariatin Numër 1.
/abcnews.al



