Vrasja e gjeneral Soleimani, Irani identifikon 48 persona të dyshuar

schedule09:13 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 09:13 - 29 Dhjetor, 2020

Irani ka identifikuar 48 persona të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e komandantit të lartë Qasem Soleimani, i cili u ekzekutua në fillim të vitit 2020 në Bagdad, nga një raketë e lëshuar nga një dron amerikan.

Lajmi u dha nga Ali Bagheri, kreu i Këshillit të Lartë iranian të gjyqësorit për të drejtat e njeriut. “Janë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për t’i ndjekur penalisht këta persona,” tha magjistrati.

Gjenerali i Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani dhe shefi i milicisë Abu Mahdi al-Muhandis u ekzekutuan pasi akuzoheshin si organizatorë të dhjetëra sulmeve ndaj amerikanëve.

Pentagoni sqaroi në atë kohë se “ushtria amerikane kishte ndërmarrë veprime për të mbrojtur personelin amerikan jashtë shtetit, duke vrarë Qassem Soleimanin”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!