Vrasja e Gentjan Bejtjas, “arrest në burg” për Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu

schedule15:29 - 21 Mars, 2024

schedule 15:29 - 21 Mars, 2024

Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, të arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas janë paraqitur këtë të enjte në gjykatën penale. Në përfundim të seancës është vendosur masa “arrest në burg” për Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiun.

Nga ana tjetër avokati mbrojtës ka pretenduar se Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë Policia e Tiranës, ka mundur që të zbardh rolin e Ilir Beqaraj, në atentatin e ndodhur pasditen e 15 marsit, ku u ekzekutua ish-polici i Burgjeve Gentjan Bejtja.

Ilir Beqaraj, rezulton me dy mbiemra të tjerë përkatësisht, Brahimi dhe Mançellari. Sipas hetimeve rezulton se Ilir Beqaraj, dyshohet se ka qenë në rolin e shoferit që ka larguar autorët, nga fshati Hasan ku dogjën edhe automjetin tip Land Rover. Me hapjen e kamerave te sigurisë, është rindërtuar edhe intinerari i autorëve, ku dyshohet se Ilir Brahimi drejtonte golfin 7 ngjyrë të zezë, ku pasi ka marrë 4 autorët e dyshuar janë larguar në drejtim të Bubqit të Krujës.

Makina golf 7 e përdorur nga Ilir Beqaraj, është në pronësi të 30 vjeçarit Edison Haxhiu, i cili sipas hetimeve rezulton se ka mbajtur të fshehur për disa ditë automjetin e tij.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!