Gjykata e Apelit të Posaçëm ka dënuar me burgim të përjetshëm Ardian dhe Çapja si edhe Olsi Lekun për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqirit.
Ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan. Gazetari Ermal Vija tha për ABC se për bashkëpunëtorët e tyre Ervis Bardhi, Etien Cani dhe Klajfi Dokolo janë dënuar me 65 vite burg.
Ardian dhe Floren Çapja cilësohen si organizatorë, ndërsa ngjarja u zbardh nga bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi. Ky i fundit i dënua me 15 vite burg.