Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Gentian Bejtjas në Fushë Krujë/ Prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite burg për Ilir Beqarjan

schedule14:20 - 17 Nëntor, 2025

schedule 14:20 - 17 Nëntor, 2025

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 23 vite burg, për Ilir Beqarajn, të dyshuar si një nga autorët e vrasjes së Gentian Bejtjas, brenda oborrit të banesës së tij më 15 mars të vitit 2024.

Organi i akuzës kërkon shpalljen fajtor të Ilir Beqarjat si të dyshuar për tre vepra penale, ‘Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtje pa leje e armëvë” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Më 15 Mars të vitit 2024, persona të armatosur pasikanë hyrë në oborr dhe e kanë vrarë me kallashnikov Gentian Bejtjan. Pak minuta pas ngjarjes në rrugën dytësore në fshatin Hasan, Fushë Krujë, policia ka gjetur një makinë Land  Rover me të cilën janë larguar autorët.

Me provat e mbledhur, Prokuroria e Tiranës, thotë se Ilir Beqaraj, para dhe pas vrasjes ka qënë me një makinë  në afërsit të vendit ku është vrarë Gentian Bejtja, kjo sipas organit të akuzës provohet edhe nga këqyrja e GPS në automjetin që ai kishte marrë me qira.

Nga akti i ekspertimit dhe nga profilet e AND-së,  në makina tip GOLF, në të cilën u gjetën gjurmët e Ilir Beqarajt, por edhe të Flodian Plakut, është përdorur nga autorët për t’u larguar menjeherë pas djegies së makinës të përdorur në krim. Më tej prokuroira e Tiranës thotë se roli I Ilir Beqarajt ka qënë të nidhmojë dhe të largojë autorët nga vendi I ngjarjes.

Për këtë ngjarje në gusht të këtij viti ra në pranga edhe Flodian Plaku, me dy mbiemra të tjerë (Serjani dhe Mamo), për të po vijojnë hetimet.

Vrasja e Gentian Bejtjes, dyshohet se erdhi për hakmarrjeje, si pasojë e përplasjeve mes bandave të Fushë-Krujës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!