Gjykata e Fierit këtë të enjte ka dhënë vendimin për vrasjen e 23 vjeçarit Florian Selimi në vitin 2019. Në vendimin e saj gjykata ka vendosur nga 19 vite burg për autorët Kiri Mernica dhe Sadri Selaci.
Ngjarja ndodhi më 13 gusht të vitit 2019, në fshatin Sulaj të Fierit, ku 23-vjeçari u gjet i vrarë me thikë.
Pas vrasjes trupi i të riut është hedhur në kanal dhe u gjet pas disa orësh kërkime. Ndërkohë nëna e 23 vjeçarit Dukate Selimi disa herë ka apeluar për drejtësi si në organet kompetente ashtu dhe në media./abcnews.al