Vrasja e Florian Lamçes, dënohet me 18 vite burg Sokol Sanxhaktari

schedule12:39 - 16 Mars, 2022

schedule 12:39 - 16 Mars, 2022

Me 18 vite burg e ka dënuar Gjykata e Elbasanit, Sokol Sanxhaktarin dhe shokun e tij Adriano Hajdarin, për vrasjen e Florian Lamçes, në 2020 në Elbasan.

Sanxhaktarin dhe Hajdari akuzohen për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim. Ndaj tyre u dhanë 18 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuaje dënimin e plotë dhe të mos përfitojë lirim me kusht.

Për Amadeus Lamcjan i akuzuar për moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, deklarim i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore , u dhanë 5 vjet burgim.

Për Mehmet Muçën i akuzuar për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës 5 vjet burgim.

Mëngjesin e 30 korrikut të 2020 të dyshuarit vranë sende të forta shokun e tyre Florian Lamçe, pasi kishin pirë për disa orë bashkë në një lokal.

Dy autorët e dyshuar ishin miq me viktimën, ndërsa ditën e vrasjes kishin dalë bashkë kur ka nisur konflikti. Nën efektin e pijeve alkoolike zënka ka marrë përmasa tragjike. Pasi e kanë goditur, e kanë dërguar në spitalin e Elbasanit por përpjekja ka qenë e kotë, pasi Lamçja ka ndërruar jetë. Sokol Sanxhaktari njihet edhe si dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, ndërsa ka edhe precedentë të mëparshëm penalë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!