Vrasja e Fation Bici/ Mbahet të enjten seanca në Gjykatën e Apelit në Tiranë

schedule08:59 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 08:59 - 12 Dhjetor, 2024

TIRANË- Këtë të enjte mbahet seanca për autorët e dyshuar të vrasjes së të miturit në Gramsh, Fation Bici, në Gjykatën e Apelit Tiranë. Ndërkohë që autori i dyshuar dhe një nga bashkëpunëtoret janë lënë në arrest shtëpie, për shkak se u tejkaluan afatet.

Babai i Fationit bashkë me familjaret do të mblidhen para Gjykatës së Apelit, në orën 11:00 pasi sipas tij drejtësia, me ‘mosdrejtësi’ po i vret për here te dyte te birin.

Fatjon Bici u vra me thikë më 16 Maj 2023 vetëm pak metra larg shkollës, në lulishten e qytetit të Gramshit.

Katër autorët të dyshuar rreth moshës 15-16 vjeç, i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale.

Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë, teksa hyri për ta mbrojtur kushëririn e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!