TIRANË- Eria Ago e arrestuar me dyshimin se ka përkrahur Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin ne vrasjen e Fatbardh Licit ne 2018-tën në Shkodër ka ankimuar në Apelin e Posaçëm masën e arrestit ne burg.
Përmes avokatit Ago ka pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen madje ditën kur ka ndodhur vrasja ndodhej në Tiranë dhe jo ne Shkodër.
Aktualisht, 31-vjeçarja mbahet e izoluar në spitalin e burgut në Tirane për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike.
Nga ana tjetër Prokuroria thotë se referuar pamjeve filmike Ago drejtonte makinën tip Mercedes benz me xhama ta zinj me të cilën pas vrasjes së Fatbardh Licit ka transportuar drejt Tiranës Astmer Bilalin ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër.
Po kështu referuar edhe antenave telefonike rezulton se ditën e ekzekutimit Ago gjendje në Shkodër , çka ka ngritur dyshimet se ajo është e përfshirë në ngjarje.
Sipas informacioneve, Ago që në kohën kur ka ndodhur vrasja ishte në një lidhje me Safet Bajrin, është marrë në pyetje nga hetuesit ne Shkodër, por është lënë e lirë, pasi nuk u gjetën prova për përfshirjen e saj.
Për të njëjtën ngjarje, është ankimuar masa në Apel edhe nga tre të dyshuarit për vrasjen e Licit, Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri./abcnews.al

