Vrasja e Eri Zefit/ U vetëdorëzua një ditë më parë, lihet në fuqi masa për Mikel Alinë

schedule10:49 - 13 Nëntor, 2019

schedule 10:49 - 13 Nëntor, 2019

Gjykata e Lezhës la lëne ne fuqi vendin e parë të arrestit me burg për Mikel Alinë. Autori i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shokut të tij të ngushtë Eri Zefi, u vetëdorëzua dje në polici. Mikel Alia nuk ka bërë asnjë deklaratë gjatë seancës gjyqësore.

Mikel (Gjovalin) Alia qëndronte i fshehur në zonën e Fanit në Mirditë dhe u dorëzua mëngjesin e së martës pas negociatave të policisë përmes familjarëve.

Policia dyshon se ishte ai që dorëzoi Eri Zefin tek hasmi duke e nxjerrë nga shtëpia, por Alia e mohon këtë fakt duke dhënë versionin e tij të ngjarjes.

“Kam qenë duke udhëtuar me Eri Zefin, por nuk e kam nxjerrë në prite për ta ekzekutuar. Kanë dalë për të na grabitur dhe kanë dashur të më vrasin dhe mua”, mësohet të jetë shprehur ai.

Eri Zefi u gjet i ekzekutuar pak metra larg Rrugës së Kombit, në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës në 2 tetor.

Nga ekspertiza në trupin e 34-vjeçarit Zefi u identifikuan shenja dhune që sipas hetuesve janë kryer para se ai të ekzekutohej me 6 plumba, 4 në kokë dhe 2 në gjoks. Trupi i tij u gjet 50 metra larg Rrugës së Kombit në Njësinë Administrative Fan

Familjarët e Alisë u ngujuan në fshatin e tyre në Fan, pas shpalljes në kërkim nga policia. Ata nuk kanë pranuar të kenë lidhje me një ngjarje të tillë, por përsa kohë të zgjidhet çështja kanë vendosur të respektojnë Kanunin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!