Vrasja e Endri Mustafës, reagon policia: U gjet i pajetë në breg të liqenit

schedule10:56 - 17 Maj, 2021

schedule 10:56 - 17 Maj, 2021

Shkodër- Policia e Shtetit ka reagua lidhur me ekzekutimin e Endrit Mustafës në Shkodër.

Sipas tyre viktima është gjetur sot rreth orës 09:00 në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, i vrarë me armë zjarri.

Policia po ashtu njofton se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është  gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Në  lidhje me  ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./abcnews.al/