Vrasja e Elenës së vogël në Itali, flet i ati: E ëma është përbindësh, planifikoi çdo gjë në detaje

schedule20:39 - 17 Qershor, 2022

schedule 20:39 - 17 Qershor, 2022

“Jam i shkatërruar dhe ndihem bosh nga brenda.” Kështu është shprehur ditën e sotme babai i Elenës së vogël në Itali që dyshohet të ketë dhënë shpirt në duart e të ëmës.

Alessandro Del Pozzo ka thënë për mediat se i kishte premtuar vajzës së tij 5-vjeçare që do ta mbante gjithnjë të sigurt “siç do të bënte çdo baba i mirë.”

“Do të kisha dhënë jetën për të,” është shprehur Alessandro.

Lexo edhe: “Xhelozonte”, detaje tronditëse pas vrasjes së 5-vjeçares nga nëna: Vajza e donte babanë dhe të dashurën e tij të re

Po ashtu, babai i Elenës së vogël hedh poshtë mundësinë që nëna e saj Martina të ketë probleme me shëndetin mendor.

“Një vrasje për të cilën krijohet një alibi dhe trupi fshihet nuk mund t’ia atribuosh çmendurisë. Martina është monstër dhe nuk e meritonte një vajzë si Elena e cila ishte e veçantë dhe unike në çdo gjë.”

Ai beson se ish-partnerja e tij ka planifikuar çdo gjë në detaje.

“Ajo as që u pendua për atë që i bëri Elenës. E futi në qese mbeturinash, e varrosi dhe sajoi një rrëmbim duke krijuar një alibi. Përplasi edhe makinën edhe sajoi një sulm. 24 orë me gënjeshtra.”

Kujtojmë se Martina Patti u dorëzua dhe pranoi krimin pasi u mor një natë të tërë në pyetje. Ajo pranoi se e kishte vrarë fëmijën pasi e kishte marrë nga kopshti në Tremestieri Erneo dhe inskenoi rrëmbimin e saj nga persona të armatosur.

Por motivi mbetet i paqartë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!