Vrasja e Egli Progës/ Gjykata e Korçës kthen në burg tre të dyshuar për fshehjen e krimit

schedule11:50 - 12 Tetor, 2024

schedule 11:50 - 12 Tetor, 2024

Kthehen në burg tre dëshmitarët okularë në vrasjen e Egli Proga, të ndodhur më 10 gusht të këtij viti në Pogradec. Gjykata e Korçës ndryshon masën e sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest në burg për Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe.

Pas ndryshimit të masës, ata u arrestuan nga policia. Mësohet se ndryshimi I masës për tu kthyer në burg, është kërkuar nga prokurorja e re e çështjes, Dhorina Theodhori. Sipas prokurorisqë, tre dëshmitarët akuzohen për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”.

Sipas organit të akuzës, Shulku, Manellari dhe Guçe kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar edhe zbardhjen e së vërtetës.

Si autor të vrasjes policia arrestoi Denis Meçin, me akuzën e vrasjes me dashje. Por Prokuroria e Korçës, Vasjana Postol në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për të nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia. Ky veprim solli edhe një përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.

Vrasja e 42 vjeçarit Egli Proga pasoj me një sërë protestash në disa qytete të vendit./abcnews.al