Vrasja e efektivit të policisë Xhulio Prela, Prokuroria kërkon 20 vite burg për një prej të dyshuarve

schedule13:48 - 6 Korrik, 2023

schedule 13:48 - 6 Korrik, 2023

Prokuroria e Lezhës kërkon dënimin me 20 vite burg për Redion Hysën, i cili akuzohet për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur në dhjetor 2020 në Gajush të Lezhës.

Hysa sipas prokurorisë u dyshua për ngjarjen pas gjetjes së një arme pistoletë të fshehur në një depozitë uji në tarracën e banesës së tij është edhe prova kryesore që ka ngritur prokuroi Erjon Shehaj. Tashmë provat janë dërguar në Gjykatë dhe pritet vendimi i trupës gjykuese nën kryesimin e Eva Hyskaj në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë kujtojmë se Redion Hysa dhe kushëriri i tij Sokol Hysa janë arrestuar nga Policia e Lezhës me 28 dhjetor te vitit 2020, pasi kamerat e sigurisë i kane filmuar ata duke qëlluar me automatik. Menjëherë pas kësaj është kryer edhe kontrolli në banesat e tyre ku policia në depozitën e ujit që ndodhej në shtëpinë e Hysajt ka gjetur një armë zjarri tip pistoletë.

Ekspertiza balistike provoi se nga ajo armë zjarri ishte qëlluar 3 herë në momentin kur u vra polici Xhulio Prela, ndërsa ekspertët kanë arritur në përfundimin se edhe predha që i mori jetën efektivit të policisë së Lezhës është qëlluar nga e njëjta pistoletë.

Rezultatet e ekspertimit balistik i janë bërë të ditura edhe Redion Hysës, i cili në fakt ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje apo të ketë dijeni për armen që u gjet në rezervuar. Xhulion Prela efektivi i forcave teë ndërhyrjes së shpejtë në Shkodër u vra me armë zjarri në orët e para të 6-dhjetorit 2020 ndërsa po lëvizte me makinën e tij në drejtim të Tiranës./abcnews.al