Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për vrasjen e policit Saimir Hoxha, paraditen e sotme në Lezhë, i cili ishte në krye të detyrës.
Në një postim në rrjetet sociale, Kim u ka shprehur ngushëllimet familjes dhe kolegëve. Diplomatja amerikane thotë se policët përballen me rrezik dhe duhet të jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Ambasadorja shpreson gjithashtu që autori të dalë para drejtësisë.
“Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Shqiptar, i cili u vra në krye të detyrës. Policët përballen me rrezik në emër të të gjithë qytetarëve, dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Shpresojmë që autorët të dalin para drejtësisë,” shkruan Kim ndër të tjera. g.v/abcnews.al
Deepest condolences to family & colleagues of the Albanian State Police officer who was killed in the line of duty. Police & other first responders face danger on behalf of all citizens, and we are grateful for their heroism. We hope the perpetrators will be brought to justice.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 28, 2021