Vrasja e efektives së policisë, Macron: Akt terrorist

schedule10:22 - 24 Prill, 2021

schedule 10:22 - 24 Prill, 2021

Një burrë sulmoi një efektive policie me thikë jashtë një stacioni policie në rrethin Ile-de-France , në periferi të Parisit, të premten pasdite. Sipas raportimeve të para, autori plagosi në qafë oficeren e policisë. Agresori u neutralizua pasi sigurimi qëlloi ndaj tij, ndërsa ka marrë dy plumba dhe ka humbur jetën.

Macron ka reaguar pas sulmit që tronditi vendin duke thënë: “Ne nuk do të ndalemi në luftën tonë kundër terrorizmit islamik.”

Një nga dëshmitarët tha se sulmuesi kishte bërtitur “Allahu Akbar.” Sulmuesi ishte një shtetas tunizian, i cili jetonte në Francë me dokumenta të rregullta.  Ai kishte jetuar në Francë në mënyrë të paligjshme para se të merrte  lejen e qëndrimit.

Kryeministri Jean Castex tha se Franca kishte humbur një “heroinë” nga  akti  një i frikacaku.

Franca ka qenë shpesh pre e sulmeve nga militantët islamikë ose individë të frymëzuar nga islamistët në vitet e fundit duke shkaktuar më shumë se 250 viktima. Sulmi i së premtes erdhi gjashtë muaj pasi një adoleshent çeçen vrau një mësues në Conflans. Macron ka shprehur shqetësimin në rritje rreth radikalizimit – shpesh jo i dhunshëm – brenda komuniteteve myslimane, duke paralajmëruar se separatizmi islamik po kërcënon të marrë kontrollin në disa zona.

Ai ka bërë thirrje duke thënë se Islami dhe Islamizmi radikal nuk duhet të bashkohen. Trajtimi i ekstremizmit fetar, sigurisë së brendshme dhe nocioneve të identitetit francez ka të ngjarë të jenë çështje të rëndësishme në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Marine Le Pen, udhëheqëse e ekstremit të djathtë tha se policia kishte nevojë për më shumë mbrojtje.

“Mbështetni policinë, dëboni emigrantët e paligjshëm, çrrënjosni Islamizmin,” shkroi ajo në Twitter./abcnews.al