Përpara oficerëve të Policisë gjyqësore, Skkëlqim Duka nuk ka pranuar të flasë, efektivi I policisë pranë komisariatit numër 2 në Tiranë nuk ka reaguar as kur është pyetur nëse do të konsultohet me avokatin e tij, nga ana tjetër vëllai Florian Duka ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen apo të jetë në dijeni se biznesmeni ishte vënë në shënjetsërpër tu eleminuar.
ABC news mëson se grupi hetimor që u ngrit për të zbardhur ngjarjen ka prova të cilat impikojnë 2 vëllezërit duka në ekzekutimin e biznesmenit.
Një dit para arrestimit, policia ka ushtruar disa kontrolle në banesat por edhe në lokalin në pronësi të dy vëllezërve, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e cila rezulton pjesërisht e dëmtuar, jelek antiplumb dhe disa material të tjera të cilat po ekzaminohen.
Arma dyshohet se është porositur jashtë vendit nga vëllezërit DUka, mëson ABC neës teksa Për të nxjerrë në pritë viktimën policia ka provuar se dy vëllezërit përdornin disa ditë rresht hedhjen e fishekzajrrëve për të kamofluar zhurmën por edhe për të shmangur vëzhgimin nga njerëzi që ishin prezent.
Këto shkallë metalike janë ngjitur me pronën e dy vëllezërve të arrestuar ku kanë pasur dhe aksese të ngjiten dhe të qëllojnë, ata e ruajtën për të paktën 5 ditë objektivin dhe natën e vrasjes rezulton se SHkëlqim DUka ka qëndruar nga ora 19 deri në orën 23:30 në goditë.
Kjo foto eshtë gjetur në celularin e Shkëlqim Dukës, oficerit të policisë që akuzohet se ekzkeutoi biznesmenin Eduart Reci. Kjo vërteton sipas grupit hetimor që autori ka bërë stërvitje me një armë me dylbi, para vrasjes së biznesmenit.
Shkak i vrasjes dyshohet se ka qenë interezimi për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim e disa personave të tjerë kufitar me pronën, përfshi edhe Reçin I cili në mënyrë katëgorike ka refuzuar për një marrëveshje.
Ekzekutimi i biznesmenit Reçi u krye më 13 nëntor pranë rrugës së elbasanit, përpara pallatit ku biznesmeni kishte banesën e tij./abcnews.al