Gjykata e Tiranës ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Andrew Bode. Gjatë seancës, Bode ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e Edmond Papës në zonën e Selitës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2022.
Për këtë ngjarje, Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ edhe për dy të tjerë, Andrea Kalemin dhe Julian Kalemin, për vrasjen e Edmond Papës.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija, tha se Bode është shprehur para gjykatës se do të sjellë dëshmitarë, që sipas tij, do të vërtetohet se nuk ka qenë në zonën e Selitës kur është kryer vrasje e Edmond Papës dhe se nuk ka lidhje me krimin.
Sa i takon faktit se pse është fshehur prej kaq kohësh, gazetari Vija theksoi se Bode është shprehur se nuk kishte besim te policia.
“Andrew Bode pretendoi se do të sillte dëshmitar, se ditën kur ndodhi ngjarja, ai nuk ndodhej në Selitë atje ku është kryer ekzekutimi. Ai ndodhet diku tjetër. Sa i takon fshehjes së tij, ai ka deklaruar se nuk kishte besim tek policia”, tha ai.
Sipas gazetarit Vija, nga përplasja mes grupeve Sadikaj dhe Pepa, prej qershorit të vitit 2022, kanë humbur jetën shtatë persona.
“Të paktën nga ngjarja e qershorit 2022, kohë kur mbeti i vrarë Sadikaj janë shtatë viktima. Dyshimet e familjarëve të Aleksandër Sadikajt ishin që vrasje është bërë nga të afërt të Edmond Papës”, tha ai.