Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Edmond Hykës/ Elbasan, lihet në burg Nevzat Spaho

schedule12:38 - 6 Dhjetor, 2025

schedule 12:38 - 6 Dhjetor, 2025

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masen e sigurisë “arrest në burg” për Nevzat Spahon, i akuzuar si vrasësi i Edmond Hykës.

Një ditë më parë, gjykata caktoi burg pa afat për ish ortakun e tij në biznes, Xhino Ago, dhe rojen e pikës së karburantit, Kujtim Pisha.

Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim dy persona, Marselo Arani 32 vjeç dhe Armando Kola, 35 vjeç.

Ndonëse jo e konfirmuar zyrtarisht, pista kryesore e hetimit për vrasjen mbeten mosmarrëveshjet në biznes, për shkak se raportet mes Agos e Mëhallës ishin shkëputur dy vite më parë.

Edhe pse ortakëria në biznes ishte ndërprerë në 2023-shin, konfliktet mes tyre vijonin edhe gjatë ditëve të fundit. Së bashku me Xhino Agon, në pranga për moskallëzim krimi ka përfunduar edhe roja i karburantit në pronësi të viktimës, aty ku edhe ndodhi ngjarja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!