Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Edmir Bregut/ Zbardhen rolet, kush janë porositësit dhe ekzekutorët e të riut në vitin 2021

schedule11:20 - 3 Tetor, 2025

schedule 11:20 - 3 Tetor, 2025

DURRËS- Zbardhen emrat e ekzekutorëve në vrasjen e vitit 2021 në Durrës që u zbardh nga SPAK. Detaje të reja dolën në dritë nga operacioni i djeshëm i SPAK, i cili goditi një grup kriminal në zonën e Shijakut.

Ermir Deda është personi, që SPAK dyshon se ka marrë pjesë më 21 janar të 2021 në vrasjen e Edmir Bregut alias Ilir Koçi alias Maloku.

Ai akuzohet se bashkë me Alfred Dokën që është shpallur në kërkim, të jenë ekzekutuesit e të riut.

Sipas SPKA, vrasja dyshohet se u bë për llogari të Aldo dhe Astrit Avdylit. Ky i fundit akuzohet si urdhërues i vrasjes ndërsa nipi i tij Aldo Avdyli si organizator.

SPAK vendosi masë sigurie edhe per Aldo Avdylin, i cili rezulton ende në kërkim/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!