Vrasja e dyfishtë në Roskovec, burg pa afat për autorin dhe dy djemtë e tij

schedule16:47 - 13 Shtator, 2024

schedule 16:47 - 13 Shtator, 2024

Burg pa afat ka caktuar Gjykata e Fierit për Altin Kukën dhe dy djemtë e tij, Ervis dhe Emaurisio dhe bashkëpunëtorin, 67-vjeçarin Tomor Zyka, lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur pak ditë më parë në Kurjan të Roskovecit.

Dy vëllezërit Kurtaj u vranë me armë zjarri pas një konflikti me një prej djemve të autorit. Fillimisht për vrasjen e vellezërve Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, u arrestua Altin Kuka, por hetimet zbuluan se ai nuk veproi i vetëm në krim.

Zyrtarisht policia tha se bashkëpuntorë në vrasje, 49 vjeçari, ka pasur dy djemtë e tij Ervis dhe Emaurisio Kuka. Këtyre të fundit, gjatë tentativës për arratisje policia iu gjeti edhe një armë pistoletë.

Burime nga grupi hetimit thanë se në vendngjarje janë gjetur vetëm gëzhoja të automatikut që Altin Kuka e dorëzoi kur shkoi vetë në komisariat pas krimit.

Arma e përdorur në krim do t`i nënshtrohet ekspertizës dhe do të zbardhë se kush i vrau vëllëzërit Kurtaj edhe pse vrasjen e ka marrë përsipër 49 vjecari Altin Kuka.

Vrasja dyshohet se e ka zanafillën te një sherr i çastit mes fëmijëve të autorit dhe atyre të viktimës, mbrëmjen e të hënës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!