Vrasja e dyfishtë në Patos, fqinjët: Motra e autorit të krimit tradhtonte bashkëshortin

schedule16:10 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 16:10 - 20 Dhjetor, 2019

Një lidhje dashurie jashtë martesës i motrës së gardianit që vrau dy të rinj në Patos me shumë të ngjarë ka qenë shkaku kryesor krimi të së enjtes. Këtë e pohon një prej fqinjëve të familjeve Skëndaj dhe Rapaj që tregon me detaje se si motra e Martin Skëndaj tradhëtonte në shtratin e martesor bashkëshortin e saj nga Ballshi me viktimën Manol Rapaj.

“Kjo vajza ka faj atë e kapi në krevat me botin vjerra. Pastaj nisën sherret”, tregon një prej fqinjëve.

Pas tradhtisë motra e gardianit u divorcua me bashkëshortin dhe vazhdonte marrëdhënien me Manol Rapajn. Ndërsa i vrari tjetër Elis Kapaj sipas fqinjit ishte kushëri me familjen Skëndaj dhe pak ditë kishte që ishte kthyer në Shqipëri.

“Vrau edhe kushëririn e cili nuk kishte faj”, shprehen banorët.

Ky konflikt ka të paktën 6 muaj që ka nisur mes dy familjeve që janë dhe fqinj në fshatin Kuqar të Patosit. Dhe të enjte degradoi deri në vrasjen e dy të rinjve përpara poliklinikës së Patosit, ku kujtojmë këtu që autori i krimit kishte shkuar të merrte një raport pasi ishte dhunuar nga viktimat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!