Vrasja e dyfishtë në Lushnjë/ Prokuroria e Posaçme kërkon burg për jetë për Laert Haxhiun

schedule13:00 - 9 Prill, 2024

schedule 13:00 - 9 Prill, 2024

Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin “burg për jetë” për Laert Haxhiun, i cili akuzohet për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë.

Haxhiu është duke u gjykuar ne mungesë për atë qe njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator te 2017. Ne atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Sipas hetimeve, objektiv i ekzekutimit ishte nipit i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, si hakmarrje ndaj historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut.

Laert Haxhiu gjithashtu akuzohet nga drejtësia shqiptare se bashkë me disa persona të tjerë, është autor i 18 krimeve në Shqipëri, përfshi 4 vrasje dhe disa shpërthime me tritol.

Ngjarjen u zbardhën nga njeriu i afërt i 31-vjeçarit i cili u kthye në një të penduar të drejtësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!