Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në një familje në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur dy persona babë e bir.
Një burrë dyshohet se ka therur për vdekje babain dhe vëllanë e tij, raporton Express.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Mitrovicës Veriore, Besim Hoti.
Hoti ka thënë se i dyshuari është arrestuar.
“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur brenda një familje. Një person ka vrarë babain dhe vëllain e tij. I ka therr me thikë dhe të njëjtit s’kanë mundur t’iu përballojnë plagëve dhe kanë vdekur në vend. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Hoti./Gazeta Express/