Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e dyfishtë në Durrës/ Daniel Pepa dhe Flori Paluçi, me precedentë të mëparshëm penal

schedule10:12 - 22 Tetor, 2025

schedule 10:12 - 22 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Manzë të Durrësit, ku mbetën të vrarë Aranit Kurti 23 vjeç dhe Flori Paluçi 33 vjeç.

Nër kërkim është shpallur 21-vjeçari Daniel Pepa.

ABC News mëson se Pepa është person me precedent të mëparshëm penal, teksa ka qenë i dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.



Ndërkaq, edhe Flori Paluçi ka kryer vepra penale në shtetin italian.

Dinamika e ngjarjes

Konflikti ku mbetën të vrarë dy të rinjtë në Durrës ka nisur për një “kafe”. Njëri prej viktimave dhe një person që e shoqëronte ka shkuar në një lokal pranë një karburanti dhe i ka kërkuar kamarierit t’i bënte kafe.

Duke qenë se ishte shumë vonë, kamarieri i ka thënë se nuk mund t’i shërbente kafe pasi ekspresi ishte i fikur.

Në këtë moment, ka ndërhyrë një prej personave të tjerë që ndodheshin në lokal, Aranit kurti dhe Daniel Pepa. Pas debateve dhe fyerjeve të ndërsjella, Flori Paluçi ka qëlluar Arianit Kurtin, ndërsa Daniel Pepa ka qëlluar mbi Flori Paluçin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!