Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e sotme nga qyteti i Gjakovës, ku mbetën të vrarë dy vellezër.
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar autorin e dyshuar.
LEXO EDHE: EMRAT/ E rëndë në Gjakovë, vriten dy vëllezër
Viktimat janë identifikuar, si Blerim Islamaj, i lindur në vitin 1981 dhe Haxhi Islamaj, i lindur në vitin 1985.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari i qëlloi me armë zjarri dy vëllezër, që njëri prej tyre vdiq në vendin e ngjarjes, e tjetri rrugës për në spital.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në fshatin Madanaj.r.t/abcnews.al