Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet per vrasjen e dyfishte ne Kurjan te Rroskovecit. Ngjarja ndodhi ne shtator të vitit të kaluar, pranë një lokali në Kurjan, ku Altin Kuka dhe dy djemtë e tij, Emaurisio dhe Ervis, pas nje sherri me djemtë e vellezerve Ladimir dhe Gramoz Kurtaj, vranë këta të fundit me breshëri kallashnikovi.
Përvec tre të pandehurve Kuka, prokuroria ka ngritur akuzën për moskallezim krimi per Tomorr Zykën i cili u arrestua pas ngjarjes pasi ndihmoi djemtë e Altin Kukës të fshiheshin me qëllim arratisjen. Gjithashtu dosja e prokurorisë derguar për gjykim, ka përfshirë edhe babanë 80 vjecar të Altin Kukës, Yzeir Kuka për armëmbajtje pa leje. Tre persona të tjerë janë akuzuar për veprën penale ” Moskallëzim krimi”
Ngjarja sipas prokurorisë ka ndodhur pas sherrit mes djemve të Altin Kukës dhe vellezërve Kurtaj. Nga njoftimi i prokurorisë mësohet dinamika e ngjarjes, ku sipas provave dhe dëshmive sherri i nisur nga të rinjtë, kishte përfunduar me të shtëna pistolete nga Ervis dhe Emaurisio Kuka ndaj djemve të viktimave por pa u shkaktuar lëndime këtyre të fundit. Më pas vëllezerit Kuka janë larguar nga lokali ku nisën sherrin dhe u rikthyen me babain e tyre me kallashnikov në duar.
Sipas prokurorisë, Altin Kuka ia ka marrë nga dora armën të birit Emaurisio dhe ka qëlluar drejt vëllezerve Kurtaj. Ngjarja ndodhi pranë dyqanit të vëllezerve Kurtaj në Kurjan. Familja Kuka zotërin një pulari në këtëë zonë.
Pas vrasjes së vëllezërve Kurtaj, Altin Kuka deklaroi ne polici se sherri kishte nisur fillimisht mes djemve te viktimave dhe nje punonjesi ne pularine e familjes Kuka, që ndodhet pranë dyqanit të viktimave. Me pas Gramoz dhe Ladimir Kurtaj kane takuar babane e Altin Kukës per tu sqaruar por sherri vazhdoi me djemtë e tyre dhe të Altinit.
Altin kuka u vetedeklarua fajtor pasi u vetedorezua ne polici duke rrefyër edhe shkakun e krimit qe kreu. Djemtë e tij Emaurisio dhe Ervis u kapen më vonë teksa fshiheshin në një fshat fqinj. Familjet Kuka dhe Kurtaj kishin miqesi te vjeter. / abcnews.al /


