Vrasja e dy vëllezërve Bilali, ministri Lleshaj mbërrin në Shkodër

schedule15:53 - 30 Mars, 2019

schedule 15:53 - 30 Mars, 2019

Disa orë pas ekzekutimit të dy vëllezërve Bilali në Drejtorinë e Policisë Shkodër ka mbërritur ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ai shoqërohet edhe nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu , të cilët do të zhvillojnë një takim me drejtorin e Policisë së Shkodrës Vehbi Bushatin dhe strukturat e tjera drejtuese të policisë.

Mbledhja po bëhet pas atentatit të ditës së sotme ku mbetën të vrarë Astrit dhe Brahim Bilali, vëllezër. Ata u ekzekutuan nga dy persona pranë shtëpisë së tyre në lagjen Kiras të Shkodrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!