Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, a mund të bëhet “paqe” brenda fisit?

schedule09:05 - 9 Tetor, 2020

schedule 09:05 - 9 Tetor, 2020

Dy të rinjtë, që nuk gjendeshin prej tre tetorit në Malësinë e Madhe, u zbuluan ditën e djeshme jo shumë larg një mini-parcele kanabisi.

Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj u gjetën të pajetë, ndërsa trupat e tyre kishin nisur që të dekompozoheshin. Autori i ngjarjes dyshohet që të jetë Danjel Pepaj, i cili është ende ne arrati.

Duke dhënë më shumë detaje për ngjarjen, gazetari Simon Shkreli, u shpreh për “Abc-ja e Mëngjesit” se ka shumë pak gjasa që kjo ngjarje të mos marrë përmasa akoma më të mëdha, duke nënkuptuar gjakmarrjen.

Shkreli shpjegon se mund të jetë shumë e vështirë arritja e një “pajtimi” të mundshëm pasi ngjarja ka ndodhur mes një fisi.

Sipas tij, babai i Danjelit me Klementin janë kushërinj shumë të afërt, kurse Vilsoni babain e Klementit e ka nip, pra është nip i shtëpisë.

Veç kësaj, në mes të kësaj ngjarjeje qëndron edhe kanabisi, dhe shton gazetari, njerëzit që merren me pajtime mund ta kenë të vështirë që të arrijnë vendosjen e “paqes”.

Shkak i konfliktit mes të rinjve ishte zhdukja e një sasie prej 50 kg kanabis, për të cilën Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, akuzuan Danjel Pepajn, i cili i ekzekutoi me kallashnikov rreth 250 metra larg parcelës me kanabis. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!