Krim i paralajmëruar, biseda e fundit mes Përparim Ademit dhe motrave para vrasjes së dyfishtë

schedule08:29 - 10 Shkurt, 2021

schedule 08:29 - 10 Shkurt, 2021

Avokat Kujtim Cakrani, foli në Abc-ja e mëngjesit për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë mbrëmjen e 31 dhjetorit të 2020.

Lexo edhe: Ekskluzive/ Vëllai i dy motrave flet për ABC: Të lutem…Të voglën e çoi në Dajt, të nesërmen i vrau

Cakrani tha se për këtë çështje po hetojnë edhe autoritetet në Greqi, pasi u raportua se Ademi kishte lidhje intime me dy motrat e ekzekutuara Zhaneta Metanin dhe Kristina Bardhin, nga motra e dy viktimave u mësua se 59-vjeçari i ka detyruar të lindin fëmijë dhe më pas t’i trafikojnë.

Lexo edhe: Vrau dy motrat, Ademi para disa vitesh i kishte lënë në rrugë duke u shitur shtëpinë

Duke mos dhënë më shumë detaje për të mos dëmtuat hetimet, ai tha se ka episode të ndryshme të cilat po zbardhen, ndërsa do të bëhen publike në një moment tjetër.

“Kjo çështje ka ndodhur para 40 ditëve dhe organi i akuzës e ka regjistruar e ka në hetim, por çështja është shumë komplekse. Ka episode të ndryshme që po zbardhen dhe ato do të bëhen publike për mediat në një moment tjetër, sepse është e papërshtatshme që sot të nxjerrim prova”, tha ai.

Lexo edhe: Flet motra e Zhanetës dhe Kristinës: Përparimi i ka detyruar të lindin dhe shesin fëmijët

Gjithashtu shteti grek ka filluar procedim penal dhe po kryen verifikime për shitjen e fëmijëve që personi në fjalë ka kryer në shtetin grek.

“Aty flitet për disa fëmijë të shitur, sipas mediave greke tashme fëmijët mund të jenë në një moshë rreth 18-20 vjeç”, u shpreh më tej ai.

Çakrani ka publikuar video nga telefonata e fundit e klientit të tij me dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi pak orë para ezkekutimit të tyre.

Pjesë nga biseda

-Bëj ca të duash o gocë, kjo që sonte do lajmërojë ta dish
-Këtu duket sinqeriteti i tij sa i drejtë është
-Unë ju kërkoj falje
-Nuk dua falje

/abcnews.al/